Telegrafi

Fillimisht letër nga Romeo, më pas i vijnë prindërit për vizitë – mbrëmje emocionuese për Donaldin në BBV

Foto: Top Channel

Mbrëmja e radhës në spektaklin e Big Brother VIP nuk ka kaluar pa emocione.

Një befasi e veçantë ishte rezervuar për aktorin Donald Veshaj, i cili ka më shumë se 50 ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fillimisht atij iu lexua një letër emocionuese që i ishte dërguar nga vëllai, aktori Romeo Veshaj, i cili tregoi për mallin që ndjente me mungesën e vëllait jashtë.

Foto: Top Channel

Tutje, Donaldit më pas i kanë ardhur për vizitë prindërit e tij, të cilët e kanë befasuar me një darkë befasi në oborrin e shtëpisë.

Veshaj është emocionuar nga befasitë e familjes, teksa nuk ia ka mbajtur lotët gjatë momentit kur është lexuar letra dhe është takuar me prindërit.

Foto: Top Channel

Vet Donaldi falënderoi produksionin për surprizën e bërë, ndërsa u shpreh se është një nga ditët më të mira të qëndrimit në BBV. /Telegrafi/

Foto: Top Channel

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.