Bebe Rexha ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në vitin 2018.
Këngëtarja ka sjell disa këngë të reja, ka fituar disa çmime si dhe ka argëtuar fansat me koncerte anembanë globit.
Por, për ta rrumbullakosur me sukses vitin që po e lëmë pas, ajo ishte e pranishme në sheshin Time Square në New York.
Para se të perfmojë këngën e njohur të këngëtarit të ndjerë legjendar John Lennon, “Imagine”, ajo ka hedhur valle shqiptare.
“Urime Vitin e Ri. Viti 2019 jam i gatshëm për ty”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja në llogarinë personale në Instagram.
Ajo më tutje ka deklaruar se nuk kishte puthje për të gjatë ndërrimit të motmoteve, por fansat i ka si puthja e Vitit të Ri.
Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/