Thomas Tuchel dhe Antonio Conte më nuk do t’i kenë raportet siç i kishin më parë.
Trajneri i Chelseat dhe ai i Tottenhamit patën një kontakt acarues gjatë derbit mes dy skuadrave që përfundoi 2-2.
Dyshja u acaruan fillimisht kur italiani filloi të festonte golin e Pierre-Emile Hojbjerg që ishte i barazimit 1-1, dhe gjermani nuk pajtohej me atë sjellje, pasi kishte dy situata kontroverse deri tek goli.
Fillimisht nuk u akordua një ndërhyrje e palejueshme ndaj Kai Havertz, më pas Richarlison kishte zënë rrezen e shikimit të Eduard Mendy, me që rast edhe ra goli.
Dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të verdhë, për të vazhduar më pas ndeshjes.
Reece James riktheu epërsinë për Blutë, ndërsa Harry Kane në minutën e 90+6-të i barazoi shifrat në 2-2.
Me të përfunduar ndeshja, Conte shkoi t’i jepte dorën Tuchelit, por ky i fundit e mbajti atë, duke filluar edhe kështu eskalimi i situatës.
Gjyqtari Anthony Taylor u deshtë të ndërhynte sërish, por që tani me kartonë të kuq, duke qetësuar dyshen që mungojnë ndaj Leeds United (Chelsea), respektivisht ndaj Wolves (Tottenham). /Telegrafi/
SPURS ARE LEVEL! 😲
And it's KICKING OFF on the bench… TUCHEL VS CONTE 😤 pic.twitter.com/U6dWgrWFoo
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 14, 2022
Things got HEATED between Thomas Tuchel and Antonio Conte after a dramatic 2-2 draw between Chelsea and Tottenham. 👀pic.twitter.com/qmKs1cUfpk
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 14, 2022