Telegrafi

Fillimi më i mirë i sezonit për Interin që nga sezoni 1966/1967

Antonio Conte dhe Eusebio Di Francesco (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Për herë të dytë në histori të klubit, Interi e ka nisur sezonin me gjashtë fitore radhazi, ndërsa për herë të parë këtë e kishte bërë në sezonin 1966/1967

Nën drejtimin e Antonio Contes, Nerazzurrët arritën që të shtunën ta mposhtnin edhe Sampdorian, që shënonte fitoren e gjashtë rresht në Serie A.

Lexo po ashtu Katër gola të shënuar dhe një karton i kuq, Interi fiton ndaj Sampdorias

Lecce, Cagliari, Udinese, Milani, Lazio dhe së fundmi Sampdoria, janë skuadrat që kanë qenë viktima të zikaltërve në këtë fillimsezoni.

(Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Një rekord të tillë të përsosur, Interi e kishte bërë nën drejtimin e trajnerit Helenio Herrera para 53 vitesh.

Porse është një statistikë që duhet të jetë shqetësuese për tifozët e Nerazzurrëve nga ai sezon, pasi skuadra e përfundoi kampionatin në vend të dytë në tabelë.

Asokohe titullin e fitoi Juventusi, konkurrenti kryesor i Interit për titull, me të cilin do të përballet në javën e ardhshme në kuadër të Derby d’Italia. /Telegrafi/