Për herë të dytë në histori të klubit, Interi e ka nisur sezonin me gjashtë fitore radhazi, ndërsa për herë të parë këtë e kishte bërë në sezonin 1966/1967
Nën drejtimin e Antonio Contes, Nerazzurrët arritën që të shtunën ta mposhtnin edhe Sampdorian, që shënonte fitoren e gjashtë rresht në Serie A.
Lecce, Cagliari, Udinese, Milani, Lazio dhe së fundmi Sampdoria, janë skuadrat që kanë qenë viktima të zikaltërve në këtë fillimsezoni.
Një rekord të tillë të përsosur, Interi e kishte bërë nën drejtimin e trajnerit Helenio Herrera para 53 vitesh.
Porse është një statistikë që duhet të jetë shqetësuese për tifozët e Nerazzurrëve nga ai sezon, pasi skuadra e përfundoi kampionatin në vend të dytë në tabelë.
Asokohe titullin e fitoi Juventusi, konkurrenti kryesor i Interit për titull, me të cilin do të përballet në javën e ardhshme në kuadër të Derby d’Italia. /Telegrafi/