Telegrafi

Fillimi i javës nis me rikthimin e reshjeve

Foto: Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -4ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 08ºC.

Era do të fryj në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 4 ballë. /Telegrafi/