Telegrafi

Fillimet në muzikë: Kur Afërdita Dreshaj këndonte në programet shkollore (Foto)

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj e ka nisur shumë e re karrierën e saj.

Fillimisht ajo u bë e njohur si modele, ndërsa më pas debutoi në tregun muzikor edhe si këngëtare.

Por muzika duket të ketë qenë një pasion i këngëtares para modelimit.

Kështu së paku bënë të ditur fotografia e fundit që Afërdita ka publikuar në InstaStory, e cila e shfaq atë në moshë shumë të re, duke kënduar në programet shkollore.

“Unë fillova e re”, ka shkruar Dreshaj në mbishkrimin e fotografisë.

Me një stil të veçantë dhe qëndrueshmëri skenike, Afërdita duket se ka pasur një fillim të mbarë me muzikën qysh nga koha e bankave të shkollës.

Ndryshe, tash e sa vite Afërdita është shpërngulur në SHBA ku bashkëjeton me të dashurin e saj, Jakub Kindl, ndërsa është tërhequr paksa nga muzika, duke mos sjellë projekte të reja. /Telegrafi/