Manchester City ka krijuar epërsi të hershme ndaj Real Madridit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në takimin që zhvillohet në Etihad Stadium, skuadra nikoqire realizoi që në minutën e dytë të takimit.
Një harkim fantastik në zonë nga Riyad Mahrez e priti Kevin De Bruyne për të shënuar me kokë (2’).
Ishte ky një fillim fantastik i supersfidës ndërmjet dy skuadrave pretendente për trofeun e madh.
Pritet të shihet cili do t ë jetë reagimi i Los Blancos në minutat në vazhdim të fraksionit të parë. /Telegrafi/
Kevin De Bruyne goal for Manchester City against Real Madrid https://t.co/qPJSIDxFxx
— Live News (@LiveNewsForAll_) April 26, 2022