Bisedimet për Qipron filluan sot në mënyrë konstruktive dhe në një atmosferë pozitive, njoftuan përfaqësuesit e OKB-së.
“Ne kemi pasur një fillim të mirë, konstruktiv”, deklaroi për median, i dërguari special i OKB-së për Qipron, norvegjezi Espen Barth Eide, raporton AFP.
Ai theksoi se palët kishin diskutuar për çështjen e sigurisë së shtetit të ardhshëm, çështje që ka rritur tensionet mes delegacioneve qipriote rivale.
Zëvendëssekretari i OKB-së për çështjet politike, Jeffrey Feltman nënvizoi se edhe pse çështja e sigurisë është më e vështira, ka pasur një atmosferë pozitive dhe një qëndrim pozitiv.
Raundi i mëparshëm i bisedimeve që u zhvillua në janar në Zvicër, kishte dështuar.
I pyetur mbi mundësitë për të arritur një marrëveshje në këto negociata, Eide u përgjigj se kjo do të jetë e vështirë, por jo e pamundur.