Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov njofton opinionin se departamenti i tij nuk i fal të burgosurit, por mund të japë vetëm rekomandim për uljen e dënimit nga një në gjashtë muaj. Pastaj ai rekomandim i shkon presidentit të shtetit dhe Komisionit të Faljes.
Filkov ka theksuar se është një anëtar i Komisionit nga Ministria e Drejtësisë dhe ai nuk ka të drejtë vote, gjegjësisht nuk voton.
“Instituti i faljes është një gjë shumë e rëndësishme në vend. Nuk duhet të lejojmë t’i nënshtrohet lojërave dhe grindjeve politike ditore. Ne duhet t’i referojmë në risocializim personat që tashmë janë dënuar dhe nuk mund t’i gjykojmë sërish publikisht.
Nuk mund të kërkoj anulimin e vendimit të faljes. Ajo që mendoj unë si Ministër është ndoshta koha për një rifreskim në Komision”, shtoi Filkov.
Ditët e fundit në qendër të opinionit është kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila ka falur persona të lidhur me klanet e drogës, ish-kryetarin e Manastirit, si dhe të akuzuarin e parë në rastin “Spiuni”/Telegrafi/.