Site icon Telegrafi

Filipçe: Ti je në pushim, por virusi jo

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri apel që të respektohen masat për mbrojtje nga coronavirusi gjatë qëndrimit në pushime siç janë mbajtja e maskave, mbajtja e largësisë trupore dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve.

“Ti je në pushim, por virusi jo. Shmangni grupimet, mbani maska, për ta mbrojtur shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërmve. T’i respektojmë masat për mbrojtje, për shkak se shëndeti publik është përgjegjësi”, shkroi Filipçe në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Mjeku Panovski: Po rri në plazh në Ohër, përveç kamerierëve , askush nuk mban maskë

Duke parë numrin e madh të vizitorëve në vendet turistike të vendit, Ministria e Shëndetësisë bëri apel që të respektohen protokollet e miratuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e që kanë të bëjnë me punën në pishina dhe plazhet gjatë pandemisë së coronavirusit, si nga vizitorët ashtu edhe nga ana e të punësuarve./Telegrafi/

Exit mobile version