Site icon Telegrafi

Filipçe: Të mos dilet jashtë kur ajri është i ndotur

Kur koncentrimi i grimcave PM 10 në ajër është mbi 100 në dy ditë në vijim atëherë duhet të kufizohet lëvizja dhe aktivitetet në hapësirë të hapur posaçërisht për fëmijët, të sëmurit kronik, pacientëve më sëmundje kardiovaskulare, diabet, dhe ata që kanë përjetuar sulm në tru dhe të gjithë ata që angazhimin profesional e kryejnë në hapësirë të hapur. Qytetarët duhet të hanë ushqim që përmban antioksidantë, pemë dhe perime, kurse të sëmurët kronik rregullisht duhet të k konsumojnë terapinë e shkruar.

Këto janë disa nga masat dhe rekomandimet në lidhje me ajrin e ndotur që sot në konferencë shtypi i tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili theksoi se lufta kundër ndotjes së ajrit është një nga prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Cilësia dhe mjedisi jetësor i shëndetshëm, tha ai, janë një nga parakushtet kryesore për jetë cilësore për të gjithë qytetarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai ceku se masat që kanë qenë rekomandim nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe planifikimit hapësinor në lidhje me ndotjen a ajrit është të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos shfrytëzohen pa nevojë, më shumë persona të voziten me një automjet dhe disa masa tjera.

“Të ndërgjegjshëm jemi se ky problem është me vite. Gjatë muajve të dimrit ndotja e ajrit është e madhe veçanërisht në disa qytetet. Nëse grimcat PM tejkalojnë numrin 200 do të dalim me masa shtesë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se në këtë moment po bëhen përgatitjet e fundit për fillimin e procedurës për furnizimin e maskave mbrojtëse që do t’u ndahen të sëmurëve kronik dhe një grupe tjetër të qytetarëve.

“Duhet të furnizohen rreth 50.000 maska. Me sektorin për mbrojtje primare dhe mjekësore në ministri punojmë për gjetjen e mënyrës më të mirë dhe më praktike për t’i ndarë maskat”, tha Filipçe duke shtuar se menjëherë pasi të blihen ato do të ndahen./Telegrafi/

Exit mobile version