Telegrafi

Filipçe për Ziberin: Fakti që jemi në fushatë zgjedhore nuk u jep të drejtë të thoni të pavërteta

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook’ iu drejtua drejtorit të QSHP, Arben Ziberi duke thënë se fakti që jeni në fushatë zgjedhore nuk u jep të drejtë të thoni të pavërteta

“Katër muaj ndërtojmë besim dhe punojmë në mënyrë transparente. Në asnjë moment nuk sollëm vendime të motivuara politike dhe këtë e dini shumë mirë. Deklarata e juaj është e pavërtetë, e dëmshme dhe jokolegjilae, që më shqetëson” shkruan Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Qeveria e Maqedonisë kërkon mënyrë për ta shkarkuar drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi

Ministri shton se e ka për obligim ta mbrojë imazhin e kolegëve nga Komisioni për Sëmundje ngjitëse dhe vendimet e tyre profesionale.

“Besoj se e kuptoni se çfarë dëmi i sjellni në këto momente të ndjeshme kur bashkërisht luftojmë për të njëjtin qëllim. E vlerësoj kontributin e të gjithëve që luftojnë me pandeminë, duke përfshirë këtu edhe kontributin tuaj, por nuk do të lejoj përfitime politike në dëm të epidemisë”, shkruan Filipçe./Telegrafi/