Telegrafi

Filipçe: I dënoj të gjitha ngjarjet ku merret para për intervenime

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se i dënon të gjitha ngjarjet ku merret para për intervenime mjekësore, raporton TV21.

Ai shtoi se kjo nuk është mënyrë e funksionimit në cilindo sistem, madje edhe në sistemin tonë shëndetësorë.

Lexo po ashtu Musa jep dorëheqje nga pozita e zv.ministrit të Shëndetësisë

“I dënoj të gjitha ngjarjet ku merret para për intervenime. Kjo nuk është mënyrë e funksionimit në cilindo sistem, madje edhe në sistemin tonë shëndetësor. Gjithkund ka sanksione për procedura të këtilla. Po bëjmë përpjekje me të gjitha masat tona t’i stimulojmë mjekët, me rritjen e pagave, kujdestarive dhe me këtë tendencë edhe me këto politika do të vazhdojmë erdhe në të ardhmen”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.