43.000 të sëmurë kronik falas do të marrin maska për mbrojtjen kundër ajrit të ndotur. Krahas këtyre, si grup i prekur, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se maska duhet të kenë edhe fëmijët, por ende po punohet në vërtetimin e numrit të tyre dhe mënyrën se si do të shpërndahen maskat.
“Morrëm të dhëna se kemi 43.000 të sëmurë kronik, ndërsa numri i fëmijëve për nevojën e maskave ende po konfirmohet. Tash kërkojmë mënyrë se si do t’i ndajmë maskat. Në ministrinë e Mjedisit Jetësor tashmë konfirmuam se maskat nuk e zgjedhin problemin, megjithatë në një farë forme është mbrojtje”, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai njoftoi se do të përpiqen sa më shpejtë të gjendet zgjidhje dhe t’u shpërndahen maskat personave të sëmurë kronik dhe fëmijëve.
Mbrëmëm Maqedonia ishte vendi i katër me ajrin më të ndotur ndërsa Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkoi lëshimin e fëmijëve nga shkollat dhe çerdhet për shkak të ndotjes së madhe të ajrit./Telegrafi/