“Ekspertët” me të cilët është këshilluar Gjorge Ivanov që të mos ia japin mandatin Zoran Zaevit, janë ish-ministri i Drejtësisë Mihajlo Manevski, dhe bashkëshortja e tij Filimena.
Siç njofton A1on, mbremjën kur në një takim të fshehtë te Ivanovi ishte Nikolla Gruevski ( i cili qëndroi për pesë orë), aty ishte edhe çifti bashkëshortor Manevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
A1on, nga burime të sigurta kupton se atë natë ishte vendosur strategjia dhe fjalimi i Gjorge Ivanovit, me anë të të cilit ai u mundua të gjejë arsyetimin që të mos i’a jepte mandatin Zaevit (edhe pse ai e plotësoi kushtin të cilin e kërkoi Ivanovi; të dorëzohen jo 61 po 67 deputetë si përkrahës).
Filemena Manevska është përmendur në bombat e opozitës ku përmenden rregullimet e rasteve në gjykatë për partinë dhe funksionarët e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/