Silvio Berlusconi është ‘amator’ në krahasim me Nikolla Gruevskin, tha dje Giacomo Filibeck në Kongresin e 20 të LSDM-së, zëvendëskryetar i partisë së Socialistëve Evropianë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Ne jemi të lodhur. Kaluan dy vjet nga skandali, kuse partia qeverisëse luan lojëra dhe pason topin. Nëse ne që jemi jashtë shtetit jemi të lodhur, mund ta imagjinoj sesa ju jeni të lodhur’, tha Filibeck.
Në Maqedoni, paratë shpenzohen për shumë gjëra të çuditshme, të tilla si në monumente, përfundoi ai.
‘Ne ishim të befasuar nga lideri i LSDM-së dhe Radmilla Shekerinska, të cilët dy vitet e fundit udhëtojnë për të treguar në lidhje me çmendurinë që po ndodh në Maqedoni. Fitorja nuk mjafton, jeta e qytetarëve do të ndryshojë kur do të kemi një partner të vërtetë të Bashkimit Evropian, vetëm në qoftë se Maqedonia ka zgjedhje të besueshme’, tha Filibeck. /Telegrafi/