Telegrafi

Fiken dritat në kullën Eiffel për ta nderuar gazetarin e vrarë Khashoggi (Video)

Janë fikur dritat në kullën Eiffel për të nderuar gazetarin saudit Jamal Khashoggi, i cili një muaj më parë u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë.

Reporterët pa Kufij kishin organizuar ngjarjen në Paris në “Ditën Ndërkombëtare për ‘ti dhënë fund mosndëshkimit të krimeve të kryera ndaj gazetarëve”, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të Reporterëve pa Kufij, që nga fillimi i këtij viti 77 gazetarë dhe anëtarë të mediave në mbarë globin kanë humbur jetën.

Christophe Deloire, sekretar i përgjithshëm i Reporterëve pa Kufij, ka folur para masës duke komentuar edhe vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi.

“Me fikjen e dritave në kullën Eiffel, ne nderojmë kolegët tanë të vrarë. Por pasi që sërish u ndezën dritat kjo do të thotë se vrasësit e gazetarëve herët apo vonë duhet të ballafaqohen me drejtësinë”, ka shtuar Deloire.

Në kullën Eiffel janë nderuar edhe Daphne Caruana Galizia, gazetarin hulumtues të Maltës që u vra muajin e kaluar pasi iu vu një bombë nën veturë, si dhe Ghislaine Dupont e Claude Verlon që gjithashtu u vranë në Mali. /Telegrafi/