Fikayo Tomori arriti të thyente rekordin e Cristiano Ronaldos për kërcimin më të lartë, në fitoren 3-0 të Milanit ndaj Juventusit në kuadër të Serie A.
Mbrojtësi i Chelseat që është në huazim te Rossonerët, arriti të shënonte golin e tretë në derbin e zhvilluar në ligën italiane.
Tomori arriti të linte poshtë tij mbrojtësit si Giorgio Chiellini dhe Matthijs de Ligt, e që kërcimi i tij ishte në 2.63 metra.
TOMORI MAKES IT THREE!
MILAN ARE TEACHING JUVE A LESSON! 🤯 pic.twitter.com/v62qCJYm7c
— ESPN FC (@ESPNFC) May 9, 2021
Në një krahasim, Ronaldo në takimin ndaj Sampdorias në vitin 2019 kishte kërcyer 2.54 metra, e që mbrojtësi anglez ka arritur ta thyejë rekordin e portugezit.
Tomori është bërë anglezi i parë që shënon për Milanin, që nga koha kur luante David Beckham për Milanin.
Lojtari 23-vjeçar duket se do të qëndrojë përfundimisht në San Siro, pasi Milani ka bërë të ditur se do ta aktivizojë klauzolën e lojtarit prej 28.9 milionë euro. /Telegrafi/
Ronaldo floated 😳 pic.twitter.com/6EzhuaB259
— ESPN FC (@ESPNFC) January 10, 2021