Madame Tussauds është një muze dylli në Londër, dhe si kompani ka muze më të vogla në një numër të qyteteve të tjera të mëdha.
Si muze u themelua nga skulptori i dyllit, Marie Tussaud. Dikur shprehej si “Madame Tussaud’s”; apostrofi nuk përdoret më.
Madame Tussauds është një tërheqje kryesore turistike në Londër, duke shfaqur dyllinjtë e figurave të famshme dhe historike, si dhe personazhe të njohura të filmit dhe televizionit nga aktorë të famshëm.
Pjesë e këtij muzeu është edhe një skulpturë e artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Mirëpo, ndër vite ka pasur edhe skulptura shumë qesharake të cilat nuk i kanë ngjarë fare personazheve që ato sugjerohej t’i portretizonin.
Në vazhdim, ju sjellim disa prej tyre që janë shumë komentuar duke u cilësuar si “skulpturat më të tmerrshme” të Madame Tussauds ndër vite. /Telegrafi/