Telegrafi

Figurat e famshme publikojnë imazhe gjatë izolimit të tyre në shtëpi

Figura të famshme publike përmes rrjeteve sociale po postojnë fotografi dhe video nga shtëpitë e tyre për t’i argëtuar ndjekësit e tyre.

Disa prej tyre tregojnë edhe si po e kalojnë kohën e tyre në karantinë, duke dhënë si vështrim se si ata po jetojnë, shkruan The Sun.

Derisa Idris Elba dhe të tjerë po luftojnë ‘mërzinë’ e izolimit, ne kemi shijuar paraqitje të shkurtër në stilin e jetës së tyre luksoze.

(Foto: Screenshot/Instagram/The Sun)

Teksa ata po e shijojnë kohën e tyre duke luajtur shah, fansat mund të vlerësojnë orenditë dhe dekorimet e tyre të shtrenjta.

Klani Kardashian/Jenner dinë të bëjnë festa të ndryshme dhe nga pamja e raftit të saj me alkool të Kylie, tregon se ka mjaftueshëm edhe nëse zgjat me vite izolimi.

Superylli Mariah Carey dhe fëmijët e saj binjakë e dinë rëndësinë e larjes së duarve… në një lavaman ari.

(Foto: Screenshot/Tik Tok/The Sun)

Kur katër fëmijët e saj nuk janë duke përdorur sallën e lojërave, bashkëshortja e Robbie Williams, Ayda Field, e përdor atë për të marrë pesë minuta paqe, e njohur ndryshe si një stërvitje.

(Foto: Screenshot/Instagram/The Sun)

Këngëtari James Arthur duket se po relaksohet në mënyrën më të mirë të mundshme, në pishinën e tij të poshtme dhe vaskën e nxehtë.

(Foto: Instagram/The Sun)

Izolimi nuk dallon shumë nga ditët tjera për Rosie Huntington-Whiteley. Partnerja e Jason Statham ka pozuar në një fotografi gjysmë e zhveshur nga dhoma e saj e mermertë.

(Foto:Instagram/The Sun)

Përditshmëria e prezantueses Amanda Holden nuk ka si të shkojë më ndryshe se përpos që të hekurosë rrobat që i mban në tavolinën e hekurosjes.

(Foto: Instagram/The Sun)

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin po e shijojnë kohën e tyre në karantinë, duke ndarë kështu video duke kërcyer së bashku. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Instagram)