Telegrafi

Figo tregon arsyejen pse tradhtoi Barcelonën për të kaluar në Real Madrid

Njëri nga transferimet më të bujshme në histori të futbollit padyshim që është ai i Luis Figos.

Ish-mesfushori portugez, vendosi ta lë Barcelonën për t’iu bashkuar rivalit të urryer, Real Madridit.

Kësisoj portugezi i bë ndër personat më të urryer në Kataluni pas tradhtisë që i bëri Barcelonës.

Por ai më në fund ka zbuluar edhe arsyejen pse e bëri këtë tradhti, duke akuzuar krerët e gjigantit katalunas.

“Jam larguar nga Barcelona sepse nuk kam pasur mbështetjen e plotë nga klubi. Nuk më shihnin si të rëndësishëm në klub dhe vendosa të largohem”.

“Nuk mund të them për tifozët, pasi ata më kanë mbështetur gjithmonë dhe më kanë vlerësuar por e kam fjalën për krerët e klubit”.

“Pasi Barcelona nuk më vlerësoi si duhet vendosa ta pranoj ofertën e Realit edhe pse ishte e vështirë për mua”, deklaroi Figo. /Telegrafi/