Telegrafi

Figo shpreson në fitoren e madrilenëve: Jam tifoz i Realit, shpresoj ta fitoj edhe kampionatin

Ish-futbollisti portugez, Luis Figo ka pasur fatin të luaj për dy klubet më të mëdha të La Ligas, Barcelonën dhe Real Madridin.

Por portugezi duket se ka më shumë në zemër klubin madrilen pasi e ka pranuar haptazi se është tifoz i tyre.

Ish-numri 10 i ‘Los Blancos’, shpreson që skuadra e tij e zemrës ta fitoj këtë ndeshje por edhe kampionatin.

“Jam tifoz i Real Madridit dhe shpresoj që ta fitojnë El Clasicon. Dua që Reali ta fitoj edhe kampionatin”, ka deklaruar Figo.

Në fund portugezi ka folur edhe për ish-shokun e tij të skuadrës, Zinedine Zidanen i cili tashti po drejton madrilenët.

“Është vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodh, por nuk e kanë pritur shumë njerëz që ai të bëhej trajner i Realit. Ai ka qenë një vendim i tij personal dhe ka pasur një ecuri fantastike”, deklaroi Figo.

Tutje 45-vjeçari ka thënë se Zidane ka të gjitha për të qëndruar për shumë vite te Real Madridi.

“Zidane ka gjithçka për të qëndruar për shumë vite te Reali. Shpresoj që ta shoh për një kohë të gjatë te Reali”, ka Figo.

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e javës së 17-të në La Liga me ndeshjen që pritet të fillojë nga ora 13:00. /Telegrafi/