Luka Modric fitoi Topin e Artë për vitin 2018 pasi e ndihmoi Kroacinë drejt arritjes së finales në Kupën e Botës , por Luis Figo beson se Sergio Ramos gjithashtu meriton të fitojë çmimin e lartë individual.
Kapiteni i Real Madridit fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve radhazi, por pati një fushatë zhgënjyese me Spanjën në Kupën e Botës në Rusi.
Megjithatë, ish-ylli i Los Blancos, Figo beson se mbrojtësi është i denjë për të fituar çmimin më të madh individual, por mbrojtësit duhet të bëjnë më shumë në mënyrë që të konsiderohen si kandidatë seriozë.
“Është e qartë se Sergio Ramos meriton të fitojë Topin e Artë”, shpjegoi Figo në një intervistë ekskluzive me gazetën Marca.
“Duke qenë një mbrojtës është pothuajse si të jesh portier, është shumë më e vështirë për të fituar çmimin, por Cannavaro e ka arritur atë”.
“Kjo varet nga momentet dhe trofetë brenda vitit, por vetëm për cilësinë, është e qartë se Ramos duhet ta fitojë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/