Luis Figo i ka kërkuar yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, të largohet nga klubi francez për të kaluar te Real Madridi.
Presidenti i Mbretërve, Florentino Perez është i etur të sjellë ish-yllin e Barcelonës, Neymar, në Santiago Bernabeu.
Një transferim të tillë e ka përkrahur edhe legjenda portugeze, Figo, i cili ka thënë se atij i nevojitet një hap para në karrierë.
“Neymar është 27 vjeç. Nuk mendoj se ai ka nevojë për shumë këshilla”, ka thënë fillimisht Figo për gazetën AS.
“Ky është një vendim personal, nëse ai duhet të mendojë për një ndryshim, ai gjithmonë duhet të jetë për diçka më të mirë, qoftë financiarisht apo në kushtet e prestigjit dhe kushteve të punës”.
“A do të largohet? Nuk e di, por sa i përket prestigjit, do të ishte një gjë e mirë”, përfundoi portugezi.
Figo shtoi se nuk dyshon se Real Madrid do të donte të blinte Neymar, sepse ‘ata ende duan të kenë lojtarët më të mirë në botë’. /Telegrafi/