Site icon Telegrafi

Figo flet për momentin e tij të rikthimit në Camp Nou: Abuzimi i tifozëve më bëri mirë, pastaj u sponsorizova nga Coca-Cola

Luis Figo flet për rikthimi i tij të parë në Camp Nou pas kalimit te Real Madridi nga rivalët e Barcelonës në vitin 2002.

Portugezi shkoi ta godas një rivënie nga këndi, por që u përball me një ortek të objekteve që shkonin drejt tij atij nga ish-tifozët e klubit.

Ai tregon se kjo më pastaj i shkoi në favor, duke bërë reklamë edhe për Coca Colan.

“Unë isha përgjegjës për t’i rivënë goditjet nga këndi dhe isha i përqendruar sepse doja ta bëja punën time në mënyrën më profesionale të mundshme”.

“Por erdhi një moment kur unë nuk munda sepse sasia e objekteve që vinin në drejtim tim ishin të shumta sa që nuk mund t’i përshkruaj”.

“E tëra që mbaj mend është se më favorizoi sepse, në atë kohë, Coca-Cola më sponsorizoi dhe pashë një shishe në bari dhe e kapa sikur isha duke xhiruar një reklamë”.

“Të nesërmen pata mundësinë të shoh në gazeta se u hodhën shishe uiski dhe koka derrash. Kishte gjithçka”, tregon ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=kPVNolBVpn4

Exit mobile version