Telegrafi

FIGC mendon shtyrjen e ndeshjes Juventus-Napoli për të parandaluar polemikat dhe kaosin në Serie A

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po mendon të shtyjë ndeshjen e sotme (e diel) në mes të Juventusit dhe Napolit.

Ndeshja derbi e javës së tretë në Serie A është paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, por ky takim pritet të shtyhet.

Napoli ka konfirmuar tri raste me COVID-19 në kuadër dhe autoriteti lokal shëndetësor ia ka ndaluar udhëtimin drejt Torinos.

Lexo po ashtu Serie A drejt kaosit, Napoli refuzon të udhëtojë për ndeshjen me Juventusin

Ky vendim do të respektohet nga ekipi napolitan, ndërsa Juventusi dëshiron që ndeshja të zhvillohet sipas orarit.

Megjithatë, ky takim pritet të shtyhet për një datë tjetër, sipas drejtorit të FIGC-së, Pietro Lo Monaco.

Lexo po ashtu Juventusi kërkon të mos shtyhet ndeshja ndaj Napolit

“Ne po shkojmë drejt kësaj rruge, Juventus-Napoli do të shtyhet për një datë të mëvonshme”, ka thënë fillimisht Lo Monaco për Radio Kiss Kiss.

“Rregullorja e 2 tetorit i Lega Calcio është i qartë. Dispozita e ASL (autoritetit lokal shëndetësor) është e ligjshme, rregulli është i qartë”, përfundoi ai. /Telegrafi/