Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po mendon të shtyjë ndeshjen e sotme (e diel) në mes të Juventusit dhe Napolit.
Ndeshja derbi e javës së tretë në Serie A është paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45, por ky takim pritet të shtyhet.
Napoli ka konfirmuar tri raste me COVID-19 në kuadër dhe autoriteti lokal shëndetësor ia ka ndaluar udhëtimin drejt Torinos.
Ky vendim do të respektohet nga ekipi napolitan, ndërsa Juventusi dëshiron që ndeshja të zhvillohet sipas orarit.
Megjithatë, ky takim pritet të shtyhet për një datë tjetër, sipas drejtorit të FIGC-së, Pietro Lo Monaco.
“Ne po shkojmë drejt kësaj rruge, Juventus-Napoli do të shtyhet për një datë të mëvonshme”, ka thënë fillimisht Lo Monaco për Radio Kiss Kiss.
“Rregullorja e 2 tetorit i Lega Calcio është i qartë. Dispozita e ASL (autoritetit lokal shëndetësor) është e ligjshme, rregulli është i qartë”, përfundoi ai. /Telegrafi/