Site icon Telegrafi

“Fifty Shades Freed” kalon 300 milionë dollarë përfitime, kurse trilogjia ka përfituar në total 1.25 miliard dollarë

(Foto: Getty Images)

Filmi “Fifty Shades Freed” ka kaluar shifrën prej 300 milionë dollarësh përfitime. Vazhdimi i tretë i filmit erotik të E.L. James deri më tani ka përfituar 306.7 milionë dollarë.

Përfitimet më të mëdha kanë qenë jashtë Amerikës, saktësisht 217.4 milionë dollarë.

(Foto: Getty Images)

Trilogjia me Dakota Johnson dhe Jamie Dornan në rolet kryesore në total deri më tani ka grumbulluar 1.25 miliard dollarë.

Për realizimin e vazhdimit të tretë të këtij filmi është shpenzuar buxhet prej 55 milionë dollarësh. Ndërsa totali i shpenzimeve për trilogjinë është 150 milionë dollarë.

Pjesë e filmit është edhe Rita Ora, e cila përveç rolit të motrës së Christian Grey, e ka interpretuar edhe këngën kryesore të filmit, “For You”, në bashkëpunim me Liam Payne.

Kujtojmë se edhe kinemaja e parë multiplex në Kosovë, Cineplexx, theu rekord jo vetëm lokal, por edhe rajonal për premierën “Fifty Shades Freed”.

Lexo po ashtu Cineplexx Kosova thyen rekord rajonal për premierën e "Fifty Shades Freed"

Vazhdimi i tretë i “Fifty Shades” ka qenë një film, i cili është pritur me padurim nga filmdashësit dhe për këtë arsye edhe ka shënuar rekord të rëndësishëm.

Në faqen zyrtare, Cineplexx Kosova ka konfirmuar se valët e mëdha të interesimit për premierën kanë kulmuar me një rekord prej 2.519 biletash të shitura, vetëm për mbrëmjen premierë. /Telegrafi/

Exit mobile version