Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, ditën e sotme (e shtunë) ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.
Artistja, e ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz, ka treguar se tashmë është zyrtarisht e vaksinuar.
“Zyrtarisht e vaksinuar”, ka shkruar ajo.
Fifi ndërkaq dozën e parë të vaksinës ‘Pfizer’ e mori gjatë muajit të kaluar, më 22 korrik.
Me rritjen e rasteve është shtuar dukshëm edhe numri i atyre që kanë nisur vaksinimin ndaj coronavirusit.
Këto ditë u ndaluan edhe aktivitetet muzikore, përfshirë mbrëmjet e ahengjet e ndryshme. /Telegrafi/