Site icon Telegrafi

Fifi: Unë dhe Graniti nuk jemi në lidhje, kemi një miqësi shumë të mirë

Foto: Screenshot/YouTube

Filloreta Raçi-Fifi që një kohë të gjatë është komentuar për një lidhje të mundshme me ish-futbollistin, Granit Cana.

Dyshimet nisën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri pasi dy banorët treguan afrimitet të madh me njëri-tjetrin.

Megjithatë, kjo është përforcuar akoma më shumë ditëve të fundit meqë po shoqëroheshin gjatë tërë kohës edhe jashtë.

Fifi (Foto: Instagram)

Artistja nga Ferizaj ka bërë një sqarim lidhur me raportin e tyre duke treguar se janë vetëm miq, asgjë më shumë.

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Atëherë..

Kam fiks një muaj që shoh lajme, tagg-s, komente, ejt etj duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granit Canën.

Me gjithë respektin,

jo nanusha, jo portale, jo o dashamirës..

Nuk jemi në lidhje..

kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjet një mik si Graniti..

por kaq!

Ju dua”. /Telegrafi/

Exit mobile version