Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka pak kohë që ka nisur një romancë të re dashurie.
Ajo tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, i njohur për publikun si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.
Artistja së fundmi ka bërë një pyetësor në Instagram, përmes të cilit ka dhënë përgjigje në disa pyetje të parashtruara nga ndjekësit.
“Ku je njohur për herë të parë me Adisin?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruar nga një ndjekëse.
“Shumë pak ditë pasi kam dalur nga Big Brother VIP”, u shpreh Filloreta Raçi (emri i vërtetë).
Gjatë qëndrimit në shtëpi, 27-vjeçarja shprehu një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana.
Marrëdhënia e tyre ishte ndërprerë në momentin që banori tha se e sheh vetëm si shoqe, por jo më shumë. /Telegrafi/