Telegrafi

Fifi reagon për falënderimet ndaj Serbisë: Nuk më intereson çfarë ndihme kanë dhënë çetnikët, unë nuk e kam harruar të kaluarën time akoma

Foto: Fifi/YouTube

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka bashkëndier dhimbjen e saj me popullin shqiptar pas tragjedisë së fundit në Shqipëri.

Të martën, shteti shqiptar u godit nga dy tërmete të fuqishme të cila rezultuan me pasoja të shumta në njerëz, të lënduar e dëme të mëdha materiale.

Me gjithë mobililizim e treguar nga shtete fqinjë, nga Kosova në veçanti, Fifi duket se ka një kritikë ndaj adresimit të falënderimeve që po bëhen pas solidarizimit me prekurit nga tërmetet.

Së pari, këngëtarja thotë se po i vjen keq kur e dëgjojnë ta quajnë “kosovare”, pasi ajo shprehet se duhet quajtur shqiptare e Kosovës.

Tutje, në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtarja me prejardhje nga Prishtina e cila tash e sa vite është shpërngulur në Tiranë, ka kritikuar personat që po vënë emrin e shtetit serb menjëherë pas Kosovës, kur është puna te falënderimet.

Ajo madje thotë se është e indinjuar kur dëgjoi se fjalia nisi me falënderim ndaj italianëve, e më pas ndaj Kosovës.

Lexo po ashtu Beatrix Ramosaj edhe pas mesnatës iu qëndron afër të prekurve nga tërmeti, strehon një familje

Në rreshtat e fundit të shkrimit të saj, Fifi gjithashtu thotë se nuk i intereson ndihma që ka dhënë Serbia, pasi plagët e shkaktuara nga ky shtet gjatë luftës në Kosovë, nuk janë shëruar ende edhe pas gati dy dekadash.

Ndër të tjerash, ajo shprehet: “Nuk e di dhe nuk po më intereson me çfarë ndihme kanë dhënë çetnikët, ama unë të kaluarën time nuk e kam harruar akoma”. /Telegrafi/

Foto: Fifi/InstaStory