Telegrafi

Fifi reagon pas shkrimeve se është në një lidhje dashurie: Kur të ketë diçka, do t’ua them vetë

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtyre ditëve pasi u përfol për një romancë dashurie me djaloshin e quajtur, Xhuljo Tabaku.

Përveç kësaj, ditën e djeshme në faqet rozë qarkulloi edhe fotoja e mashkullit që prej kohësh kishte qenë një figurë misterioze, duke e ditur vetëm shkronjën e parë të emrit “XH”.

Dhe pas gjithë bujës së madhe, artistja shqiptare ka bërë një reagim përmes një postimi të publikuar në InstaStory.

Fifi (Foto: Instagram)

Ajo theksoi se është këngëtare dhe sugjeron të merremi me këtë anë të saj, e jo me jetën personale.

Lexo po ashtu Zbulohet mashkulli që ia ka rrëmbyer zemrën Fifit?

“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime /Unë jam këngëtare/tekstshkruese/kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të”.

“Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do t’ua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Fifi këtë kohë është vetë-izoluar në Tiranë dhe po vazhdon të jetë shumë aktive me muzikë përkundër situatës së rënduar nga COVID-19. /Telegrafi/