Telegrafi

Fifi qan në skenën e Dancing With The Stars, më pas bën “twerk” para jurisë

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj në spektaklin e vallëzimit, ‘Dancing With The Stars Albania’.

Në mbrëmjen e së premtes ajo bashkë me partnerin e saj, Graciani, ka kërcyer një tango nën ritmet e këngës “Mbretër pa kurorë” të Alban Skënderajt.

E teksa për publikun u shfaq klipi prezantues i çiftit, Fifi në një moment gjatë provave u shfaq duke qarë.

Lexo po ashtu E quajti Xhulin "të sëmurë me letra", Eni Shehu i kërkon falje publike në 'Dancing With The Stars'

Ajo u shpreh se këtë e ka nga malli për djalin, por që muundohet të vetëpërmbahet ngase nuk do që opinioni të mendojë se ajo po viktimizohet përmes tij.

Me të dëgjuar këtë, aktorja Olta Gixhari e cila ndodhet në juri i dha një këshillë Fifit, duke i kërkuar që mos t’i ndalë lotët nëse i vjen të qajë për fëmijën, pasi të njëjtin gabi me ka bërë ajo vet kur ishte në BBVA.

Në atë moment Fifi u emocionua dhe Olta tha se nuk ka asgjë të keqe të qash për fëmijën tënd dhe se turp duhet të kenë ata që mendojnë se po viktimizohen nënat.

Lexo po ashtu Olta Gixhari i bën 'twerk' në transmetim direkt Ilir Shaqirit, shembullin e saj e ndjek edhe Xhuli

E në fund, pasi rezultati i jurisë shkoi shumë mirë dhe Fifi me Gracioanon morën rezultate të larta, ajo bër injë “twerk” të shpejt para jurisë si për t’i argëtuar dhe falënderuar në fund. /Telegrafi/