Fushata mbarëkombëtare dhe konkursi fotografik në rrjetet sociale (Instagram, Facebook, Twitter) për promovimin e Shqipërisë, #ColoursOfAlbania2019, u mbajt një ditë më parë në Shqipëri.
Kjo fushatë promovuese e edicionit të pestë të Colours of Albania 2019 është “Zhvillimi urban dhe stili i jetës në Shqipëri”/”Lifestyle and urban development in Albania”.
Nëpërmjet fotografive të perceptuara nga njerëzit, kjo temë synon të transmetojë vlera dhe kultura lokale, qytetet shqiptare të riformuara, si dhe mënyrën sesi njerëzit jetojnë.
Pjesë e kësaj kampanje të organizuar nga Ministria e Jashtme në Shqipëri ka qenë edhe këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi.
Me këtë rast, kjo e fundit është takuar me ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, derisa postoi një fotografi përkrah tij në rrjetin social, Instagram.
“Je shumë zotëri”, është përshkrimi që ajo ia ka vënë fotos.
Mes të tjerash, Fifi ka performuar edhe disa nga këngët e saj më të suksesshme, madje pranë saj ishte edhe këngëtari Yll Limani. /Telegrafi/