Telegrafi

Fifi publikon foto në bikini

Filloreta Raçi është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Këngëtarja pa përtesë ndan momente të ndryshme të koncerteve gjersa edhe iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve.

Pas shumë angazhimeve edhe në projekte muzikore, tashmë ka ardhur koha që zeshkania të bëjë ca ditë pushimi.

Ajo ka zgjedhur që këto ditë vere t’i kaloj në plazhet fantastike të jugut të Shqipërisë, gjegjësisht në Ksamil të Sarandës.

Artisja që më shumë njihet si Fifi, ka sjell edhe disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e veshur në bikini.

Nuk më vjen turp për trupin tim. E dua çdo pjesë të trupit tim. Kështu që tregoni respekt”, shkruan Fifi.

Lexo po ashtu Fifi shfaqet duke u puthur me të dashurin, mohon relacionin me Stresin

Kujtojmë se së fundmi ajo publikoi këngën “Habibi”, në bashkëpunim me këngëtaren marokene Lamar Alkiomsi.

Ndryshe, bukuroshja gjatë vitit në vijim ka paralajmëruar se do të sjell edhe këngë të reja. /Telegrafi/