Site icon Telegrafi

Fifi i përgjigjet ndjekëses që i tha nëse i ka penguar të marrë një mashkull të martuar e me fëmijë

Foto: Screenshot/Instagram

Filloreta Raçi – Fifi u ka dhënë ndjekësve të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës përmes pyetje-përgjigje.

E natyrisht në këtë mes nuk munguan as pyetjet për jetën e saj private, gjegjësisht marrëdhënien me Adis Patushin.

Ajo u pyet nga një ndjekëse nëse nuk i ka penguar që të marrë një burrë që ka qenë i martuar dhe me fëmijë.

Foto: Screenshot/Instagram

“A nuk të ka penguar ty si femër beqare me marrë një mashkull që ka qenë i martuar dhe plus ka fëmijë?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

Lexo po ashtu Fifi merr propozim për martesë nga Adisi në 'Dancing With The Stars', i thotë 'Po' në mes të skenës

“Kur e kam njohur Adisin unë se kam ditur çfarë statusi kishte në gjendjen civile…unë kisha ra brenda me të kur e mora vesh kush ishte dhe si ishte..po ç’rëndësi ka kjo…”, u përgjigj Fifi.

“Neve e kemi fatin e shkruar në ballë dhe shyqyr që nuk e dimë si na është caktuar. Jam e lumtur që e kam fat jete Adis Patushi”, tha mes tjerash ajo.

Fifi dhe Adisi kanë bashkë edhe një djalë të quajtur, Theo Mal. /Telegrafi/

Exit mobile version