Telegrafi

Fifi me paraqitje të veçantë për 28 Nëntor: Urime 110 vjetori Shqipëria ime

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, nuk ka munguar me një urim për 28 Nëntor, Ditën e Flamurit.

Ajo ka realizuar një fotosesion të veçantë për të shënuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Artistja shqiptare solli dy fotografi të mahnitshme ku shfaqet me kapelë të zezë në kokë, gjersa ka bërë një kombinim me buzët e kuqe.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime 110 vjetori Shqipëria ime”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Ilir Shaqiri për 28 Nëntor: Gëzuar, Kombi i dritës

Të shumta kanë qenë reagimet që mori në sesionin për komente nga miqtë e fansat.

Përveç Fifit, edhe shumë artistë të tjerë të estradës kanë zgjedhur mënyrat e tyre për të uruar këtë ditë speciale.

E në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u organizua një koncert, në të cilin do të performojnë disa këngëtarë si dhe artistja e famshme, Dua Lipa. /Telegrafi/