Site icon Telegrafi

Fifi nis pushimet, thotë se ndihet krenare me të arriturat në jetë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi edhe këtë vit bëri ‘zhurmë’ të madhe në estradë me projekte muzikore.

Ajo deri më tani lansoi këngë e bashkëpunime të shumta, të cilat u mirëpritën nga publiku dhe në platformat e ndryshme muzikore mblodhën miliona klikimesh.

Veç kësaj, 25-vjeçarja ka qenë mjaft e kërkuar në treg, ndërsa mbajti një sërë koncertesh e mbrëmjesh muzikore përreth trojeve shqiptare.

Fifi (Foto: Instagram)

Duket se pas këtij sezoni të angazhuar veror, Fifi ka nisur disa ditë pushimi, më larg përditshmërisë dhe rutinës ditore.

Këtë e bëri të ditur me anë të një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Kam punuar shumë për këtë pushim. Dhe jam shumë krenare me veten time për atë që kam arritur deri më tani. E do jem akoma më shumë krenare në ditët, muajt dhe vitet në vijim”, është mbishkrimi që ia ka vënë këtij postimi zeshkania.

Fifi nis pushimet (Foto: Instagram)

Ndërkohë, e fundit këngë e publikuar nga artistja nga Ferizaji mban titullin “Shqipe”, e cila ka kaluar shifrën e gjysmë milion klikimeve në platformën YouTube.

Lexo po ashtu Fifi e konfirmon pjesëmarrjen në "Kënga Magjike 2019"

Gjithashtu, Fifi bujë të madhe bëri vitin e kaluar me pjesëmarrjen e saj në “Kënga Magjike 2019” bashkë me Mc Kreshën, teksa e ka konfirmuar se do jetë prezente sërish në këtë kompeticion muzikor. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=7axb3KbAr1E

Exit mobile version