Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, është një nga konkurrentet e këtij edicioni në Dancing With The Stars.
Javën e kaluar, ajo dhe partneri i saj balerin ,Graciano Tagani, siguruan finalen gjersa këtë javë, ajo ishte e ftuar për të performuar live si e ftuar speciale.
E teksa ka interpretuar para publikut një kënge festive të fundvitit e veshur me një fustan të bardhë, në atë moment një befasi e madhe e priste këngëtaren.
Partneri i saj, sipërmarrësi Adis Patushi, u afrua në skenë dhe u ul në gjunjë me unazën në duar, duke i propozuar martesë.
Pa asnjë mëdyshje, kantuatorja nga Ferizaj i Kosovës i tha “Po” këtij propozimi, duke pranuar të martohet me ish-burrin e modeles së njohru Adrola Dushi.
Fifi dhe Adisi përndryshe janë prindër të një djali, të quajtur Theo Mal. /Telegrafi/