Site icon Telegrafi

Fifi konfirmon se është në një romancë dashurie

Fifi (Foto: Instagram)

Ka tash e një kohë që këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi përflitet për një lidhje dashurie.

Megjithë dedikimet dhe gjërat e njëpasnjëshme që ka ngacmuar në rrjetet sociale, ajo më në fund e pranoi se po shijon një romancë.

Madje, Fifi tregoi se dashurinë për partnerin e saj e ka përjetësuar në trup, duke e bërë tatuazh.

Fifi (Foto: YouTube)

Ajo ishte e ftuar kësaj radhe në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku gjatë sfidës “Ndaje ose haje” asaj iu bë kjo pyetje:

“Fifi të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet “Stracciatella”. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” kuptimin e ose ha…”.

Lexo po ashtu Fifi largon të gjithë personat që ndjek në Instagram nga lista, duke lënë vetëm mashkullin me të cilin dyshohet se është në lidhje

Artistja nga Ferizaj vendosi mos të hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, kështu u shpreh Fifi.

Fifi (Foto: Instagram)

“Xh- ja” e famshme tashmë u zbulua, marrë parasysh që ka vetëm një ndjekës në Instagram dhe ai është djaloshi nga Tirana, Xhuljo Tabaku. /Telegrafi/

Exit mobile version