Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi – Fifi, tash e një kohë është zhvendosur në Shqipëri për të jetuar.
Ajo po vazhdon të punojë në projekte të reja, derisa komentohet në masë të madhe në shtypin rozë.
Së fundmi, artistja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
Një nga pyetjet e ndjekësve ishte se ‘a posedon pasaportë shqiptare?’ meqenëse jeton dhe vepron në Shqipëri.
“Jo fatkeqësisht. Edhe me thënë të drejtën e du aq shumë me e pss pasaportën me shqiponjë sa s’ka. Zotëri President Ilir Metaj, po ua kërkoj pasaportën publikisht”, ka thënë ajo.
Në anën tjetër, Fifi gjatë kësaj kohe u përfol edhe për ndryshimin drastik që bëri në pamje meqë hoqi mbi 15 kilogramë.
Ajo momentalisht është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “Pa Gajle”, për të cilin bashkëpunoi me artistin Young Zerka. /Telegrafi/