Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun Fifi, ka kohë që komentohet në faqet rozë për jetën e saj personale.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Treshat”, ndërsa ka zbuluar detaje të shumta nga karriera profesionale e po ashtu edhe nga ajo private.
E njëjta është pyetur për statusin aktual, pasi vazhdon të jetë në fokus të mediave si një artiste mjaft e komplikuar.
“Jam super mega single, jo gjithkush më meriton mua”, është përgjigja e Fifit, duke deklaruar se është beqare.
Ndër tjerash, këngëtarja nga Ferizaj tregoi se puthjen e parë e ka dhënë në moshën 17-vjeçare, por që nuk i kishte pëlqyer.
“Puthjen e parë e kam marrë në moshën 17-vjeçare. Ishte e tmerrshme, nuk më ka pëlqyer”, ka thënë 26-vjeçarja.
Në anën tjetër, Filloreta vitin e kaluar bëri bujë me projekte muzikore që edhe këtë vit premtoi gjëra të mëdha për fansat e saj. /Telegrafi/