Filloreta Raçi apo siç njihet tani për publikun Fifi, vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjete sociale.
E ndjekur nga mbi 700 mijë njerëz, ajo nuk heziton që shpesh të sjell imazhe e video të ndryshme e po ashtu edhe duke bërë paralajmërime.
Ajo kësaj radhe ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me ish-banorin e Big Brother VIP, Kledi Hysën.
Duket se dyshja kanë nisur bashkë një projekt meqë në postimin e tyre thonë se po vijnë gjëra të mira.
“Gjëra të mira po vijnë”, ka thënë 27-vjeçarja.
Megjithëse këngëtarja deri më tani nuk ka zbuluar se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
Fifi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë bëri bujë të madhe me rrëfimet, ngjarjet e gjithashtu edhe me veprimet që bëri. /Telegrafi/