Marrëdhënia e Fifit dhe Granit Canës ka qenë shumë e komentuar gjatë qëndrimit të tyre brenda Big Brother VIP.
Dyshja, të cilët kishin një pëlqim për njëri-tjetrin, u përfolën vazhdimisht për raportin e afrimitetin mes tyre.
Megjithëse, ish-futbollisti më vonë theksoi se Fifin mund ta ketë vetëm shoqe dhe asgjë më shumë.
Filloreta Raçi (emri i plotë) kësaj radhe në një intervistë për Fun Club tregoi se si është raporti sot me Granitin pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Me Granitin jam shumë qetë, e kam shumë xhan, e kam shumë shokë. Jemi takuar sa e sa herë. Jam shumë e lumtur që e kam njohur një njeri si Graniti pavarësisht asaj që ka ndodhur brenda ka secili arsyet e veta. Unë kam parë shumë gjëra që kanë folur njerëzit për raportin me Granitin, unë nuk e di pse quhet mëkat për me e pas qejf dikush dikë. Ndërkohë, nuk është se kam bërë vetëm unë pas atij, kemi bërë të dy pas njëri-tjetrit”, u shpreh ajo.
“Nuk ma merr mendja nëse do të kisha një lidhje me Granitin që do kishte funksionuar jemi të dy bota shumë të kundërt me njëri-tjetrin dhe mirë që përfundoi aty ku do duhej të përfundonte”, ka theksuar më tej krijuesja e hitit “Diell”.
Fifi u tërhoq nga gara e Big Brother VIP pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku. /Telegrafi/