Telegrafi

Fifi e konfirmon pjesëmarrjen në “Kënga Magjike 2019”

Fifi (Foto: Instagram)

Festivali i madh i muzikës “Kënga Magjike” këtë vit pritet të mbahet në datat 4, 5 dhe 7 shtator.

Në mesin e shumë artistëve, pjesëmarrjen në këtë kompeticion e ka konfirmuar edhe këngëtarja nga Ferizaji, Filloreta Raçi – Fifi.

Ajo së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave t’a pyesin më shumë për jetën dhe karrierën e saj përmes opsionit pyetje-përgjigje. E pyetur se a do konkurrojë sivjet në “Kënga Magjike”, një përgjigje nga 25-vjeçarja nuk ka munguar.

Fifi (Foto: Instagram)

“Unë zakonisht bëj zhurmë, mbase ngaqë muzikalisht jam psikopate, por këtë vit do mbaroj fare”, është përgjigja e saj.

Këtë vit, nikoqire e festivalit është edhe modelja Adrola Dushi, e cila javë më parë arriti marrëveshje me producentin Ardit Gjebrea.

Lexo po ashtu Adrola Dushi do të jetë nikoqire e "Kënga Magjike 2019"

Kujtojmë që vitin e kaluar çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vend të dytë, si dhe Fifi me MC Kreshën që zunë vendin e tretë. /Telegrafi/