Telegrafi

Fifi i drejtohet të dashurit: Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty

Këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, prej disa muajsh po shijon një romancë dashurie.

Ajo është në lidhje me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushi, i njohur si ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

E njëjta së fundmi i ka bërë një dedikim në rrjete sociale duke shprehur dhe treguar se sa shumë e do.

Foto: Screenshot/Instagram

“Përtej dashurisë. S’jemi të parët në jetët tona, po një gjë e di – ty do të ta dedikojë veten”, tha ajo.

Lexo po ashtu Merr ofendime të shumta rreth lidhjes së re dhe krahasohet me ish-gruan e Adisit, Fifi: Nuk i kam ndarë unë, Adrola njëra prej femrave më të bukura që kam parë

“Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashuria që e kërkova për vite me radhë. Të dua”, tha më tej ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo përndryshe është lidhja e parë e Fifit, të cilën e ka bërë publike ndonëse ishte përfolur për disa romanca të tjera.

Nga ana tjetër, Adisi me ish-Miss Shqipëria kanë një djalë bashkë të quajtur, Troi. /Telegrafi/