Telegrafi

Fifi dhe Ermal Fejzullahu sjellin këngën e re “Trëndafil Blu”

Filloreta Raçi – Fifi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

Artistja nga Ferizaj ka sjell këngën e re “Trëndafil Blu” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.

Fifi gjatë videoklipit “Trendafil Blu”

Projekti i tyre është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale me paraqitje të veçantë të 29 vjeçares.

Fifi gjatë videoklipit “Trendafil Blu”

Teksti është shkruar nga vet këngëtarja bashkë me Saia me muzikë të Marsel Gungës.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Apollo.

Fifi nga ana tjetër është rikthyer fuqishēm me projekte muzikore pasi u bë nënë për herë të parë.

Ermal Fejzullahu gjatë videoklipit “Trëndafil Blu”

E njëjta këtë verë ka qenë më pak e angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/