Telegrafi

Fifi: Dafina është një diva, një artiste e kompletuar (Video)

Këngëtarja 22-vjeçare, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit Fifi, ishte e ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës për të promovuar klipin e saj të fundit, “Kus Kus” dhe për ta prezantuar më mirë veten për publikun.

Pyetjes se si ka arritur të dalë në pah në një treg të vështirë si ai i muzikës sot, Fifi i përgjigjet duke thënë se të qenit vetvetja dhe stili i guximshëm i mjaftojnë për të treguar vlerat. Madje ajo shprehet se e tillë shfaqet edhe në jetën e përditshme, aq “e çmendur” sa mund të veshë këmishë me tuta.

Ajo rrëfen se ishte bashkëpunimi me Çiljetën në këngën “Big Booty” që e bëri të njohur për publikun, duke e cilësuar Çilin si ‘zbuluesen’ e talentit të saj.

Këngëtarja, e cila është në menaxhimin e Max Production guxon të shprehet se marrëdhënia me menaxherët e saj të vjetër në Maqedoni u ndërpre për shkak se atje nuk i duan shqiptarët.

Ajo gjithashtu dha mendimin e saj edhe për koleget më në zë të muzikës shqiptare, duke e cilësuar të preferuarën e saj Dafina Zeqiri një ‘diva’, një artiste e kompletuar. /Telegrafi/